Pinknews
Sezoni i ri i “Përputhen”/ Ja shifra marramendëse e veshjes së Megi Pojanit
Sezoni i gjashtë i “Për’puthen” nisi dje me moderatoren e njohur, Megi Pojani, e cila vazhdon të tërheqë vëmendjen me stilin dhe postimet e saj në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft aktive online, gjë që shpesh herë i sjell kritika.
Në premierën e sezonit, Megi zgjodhi një fustan të kuq me lule 3D nga marka Giuseppe di Morabito, i cili kushton 1650 euro. Ajo e kompletoi pamjen me taka nga Alexandre Vauthier, të cilat kushtojnë 990 euro.
Kjo zgjedhje është komentuar shumë nga ndjekësit për stilin dhe çmimin e lartë të veshjeve.