Connect with us

Lifestyle

Tre arsye përse nuk mund të ‘zhdukni’ dhjamin e barkut

Po luftoni me dhjamin e barkut, por heqja e tij duket një ‘mision i pamundur’?  Ja disa arsye që mund të shpjegojnë pse nuk mund ta humbisni atë.

Faktorët gjenetikë
ADN-ja mund të jetë fajtore kryesore. Mënyra se si trupi juaj ruan yndyrën është pjesërisht gjenetike. Disa njerëz janë më të prirur për të ruajtur yndyrën në bark, ndërsa të tjerët e ruajnë atë në vende të ndryshme. Nëse keni prindër që kanë probleme të ngjashme, mund ta keni trashëguar këtë tendence.

Hormonet gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e yndyrës. Për shembull, ndryshimet në nivelet e estrogjenit dhe testosteronit mund të ndikojnë në ruajtjen e yndyrës në bark, veçanërisht gjatë menopauzës ose përgjatë periudhave të stresit. Stresi mund të çojë në një rritje të kortizolit, një hormon që nxit ruajtjen e yndyrës në zonën e barkut.

Të ushqyerit
Mund të mos e kuptoni, por disa ushqime mund të kontribuojnë në dhjamin e barkut. Ngrënia e ushqimeve të përpunuara, sheqerit dhe yndyrave të ngopura mund të ndikojnë në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe ta bëjnë më të vështirë humbjen e peshës. Preferoni perime të freskëta, fruta dhe ushqime të plota për t’i dhënë trupit tuaj lëndët ushqyese të duhura.

Advertisement