Connect with us

Sport

Europa League/ Fitojnë Lazio e Galatasaray, United “ngec” ndaj Twente në “Old Trafford”

Spektakli ishte i pranishëm, por nuk mund të mungonin as surprizat. Kjo ishte pasqyra e shtatë ndeshjeve të mbrëmjes së Europa League, me çudinë më të madhe që erdhi në mitikun e “Old Trafford”, mes “Djajve” të Manchester United dhe holandezëve të Twente.

Goli i parë i sfidës, që u mbyll në shifrat 1-1 erdhi nga “fantazisti” danez, Christian Eriksen në minutën e 35′-të të pjesës së parë, ndërsa për të vulosur gjithçka në barazimin surprizues mendoi sulmuesi 27-vjeçar, Sam Lammers.

Fitore të mëdha arritën Lazio dhe Galatasaray, me italinët që triumfuan 3-0, në transfertën e Dynamo Kiev, ndërsa “Luanët” e Stambollit mposhtën me shifrat 3-1 kampionët grek të PAOK.

Ndërkaq, në sfida të tjera Anderlecht fitoi 2-1 ndaj Ferencvaros, Slavia Prague triumfoi me shifrat e pastra 2-0 në transfertën e Ludogorets, ndërsa sfidat Midtjylland-Hoffenheim dhe Nice-Real Sociedad u ndalën në rezultatin 1-1.

Advertisement