Connect with us

Aktualitet

Dosja e SPAK/ Ç’lidhje ka familja Berisha me Fazlliç…,Argita: Jamarbëri i ka shitur toka

Një nga pikatat në dosjen e SPAK ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është biznesmeni Damir Fazlliç, i cili dikur është konsideruar si mik familje nga Sali Berisha, ndërkohë që dhëndri i tij ka qenë në marrëdhënie biznesi me të, siç e pranoi edhe Argita Malltezi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kur tha se Jamarbër Malltezi i ka shitur toka në Porto Romano Falzlliç.
Ylli Rakipi e ka pyetur Malltezin për raportet e familjes Berisha me Fazlliç. Në emision u shfaq edhe një video ku Sali Berisha e mbronte Fazllic publikisht kur prokuroria shqiptare kishte nisur një hetim ndaj tij.
Ylli Rakipi: Cila ka qenë marrëdhënie juaj dhe e familjes tuaj me biznesmenin Fazlliç? A e keni përfaqësuar ju ata me firmën tuaj ligjore?
Argita Malltezi: Nuk më kujtohet të kem bërë ndonjë shërbim ligjor. Mund të kem dërguar ndonjë njeri të zyrës për në QKB. E kam takuar, e dija cfarë biznesi do të bënte.
Ylli Rakipi: Ju keni bërë biznes me të?
Argita Malltezi: Unë jo, Jamarbëri po, ka shitur toka.
Ylli Rakipi: SPAK pretendon se keni blerë toka dhe ia keni shitur me çmim më të lartë Fazlliç.
Argita Malltezi: Damir Fazlliç ka blerë tokë që ishte në zonën që kishte miratuar Nano dhe pjesërisht jashtë kësaj. Pse ishte fakt i ditur që zona do të zgjerohej? Ka ekzistuar një plan biznesi që qartazi në plan biznes shkruajnë, zona ka potencial për t’u zgjeruar sepse duhet të përballojë nevojat për depozita nafte. Pati dyndje të njerëzve që blinin në atë zonë. Fazlliç bleu 14 hektarë, nga të cilat një pjesë ishin brenda. Parku u shtua me 950 hektarë, toka e tij ishte në mes.
Ylli Rakipi: Berisha e ka mbrojtur Fazllicin edhe nga prokuroria e Shqipërisë. Ja ta ndjekim! Pra ishte një kronikë e kohës ku doktori e mbron fort Damir Fazllicin.
Argita Malltezi: Ajo që ndodhi atëherë, Damir Fazllic ishte duke ikur dhe prokuroria u shfaq në aeroport pa mandat arresti. Ky reagim korrespondon në mbrojtjen e këtyre standardeve. Nuk ka lidhje me dosjen Partizani.

Advertisement