Connect with us

Politike

Mbërrin në Policinë e Tiranës avokati i Ervin Salianjit

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka mbërritur në Policinë e Tiranës.

Deputeti pritet të vetëdorëzohet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, teksa Partia Demokratike ka thirrur strukturat që të jenë aty të pranishme në një tubim.

Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, e më pas ai do të dërgohet në burgun e Fierit.

Advertisement