Connect with us

Kronike

Dhu’nuan mbesën e tyre, arrestohen dy gratë (DETAJET)

Një 57-vjeçare dhe një 50-vjeçare janë arrestuar nga policia për dhunë në familje.

Dy gratë, përfunduan në prangat e policisë së kryeqytetit pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetaset Xh. Xh., 57 vjeçe, dhe A. Xh., 50 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Gjithashtu u arrestua edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur skuterin elektrik një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur skuterin elektrik një shtetasi”, ka njoftuar policia.

Advertisement