Politike
Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar, zbulohet arsyeja
Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar.
Çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.
Por në një investigim të kryer nga Anila Hoxha, rezulton se menjëherë pasi ka paraqitur kërkesën Gjici ka bërë kërkesë për të shkuar në spital, që dyshohet se do ta përdorë si kartë për të lënë burgun për shkaqe shëndetësore.
Shumë të burgosur kanë përdorur këtë truk më herët, por me ndryshimet e reformës në drejtësi, gjendja shëndetësore e të dënuarit nuk është një argument për të lënë burgun.