Connect with us

Kosova

Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës Serbe në Kosovë

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Gjillas, ka thënë se partia e tij kurrë nuk do të pranojë që Kosova të jetë e pavarur apo anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe se mbijetesa e serbëve në Kosovë është vendimtare… “nëse ata nuk do te ishin aty, lufta do të humbiste kuptimin e saj” – deklaroi politikani serb duke treguar edhe një sërë masash që duhet të ndërmerren që, sipas tij, jetesa e serbëve në Kosovë të jetë më e mire. Nga ana tjeter, Kryetari i Partisë së Qendrës së Serbisë, Zdravko Ponosh theksoi se “trajektorja negative nuk mund të ndalet derisa te jene ne pushtet qeveria aktuale e Aleksander Vucic dhe se është realisht e mundur të ndalet “rënia e numrit te popullit serb në Kosovë” në afat të shkurtër. Kurse Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Zoran Llutovac, ka theksuar se është e nevojshme të formohet sa me shpejt nje alternativë politike qe do te zevendesonte Listën Serbe. “Duhet të thyhet zinxhiri i korrupsionit në linjën Beograd – Lista Serbe. Paratë e ndara ndër vite për popullin e Kosovës përfunduan në xhepat e gabuar” – ka deklaruar Llutovac.

 

Advertisement