Connect with us

Kronike

Babai përplas aksidentalisht me mjet 3-vjeçaren, dërgohet me helikopter drejt Traumës

Një vajzë 3-vjeçare, e aksidentuar, është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Borsh.

Sipas burimeve policore të Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, Ilia Laba, i ndodhur në lagjen e tij në Borsh me mjetin e tij Benz, duke bërë manovër për t’u futur tek porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se vajza nga goditje me makinë ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe në mushkri, por jashtë rrezikut për jetën.

Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.  Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.

Advertisement