Connect with us

Shkrime

Ambasadori amerikan ka dështu me Albin Kurtin

Nga Berat Buzhala

Më shurrë ose pa shurrë, ambasadori amerikan ka dështuar me Albin Kurtin. Sigurisht që faturën për këtë dështim nuk e paguajnë amerikanët, por e paguajmë ne në Kosovë.

Teksa Ambasadori amerikan gjate fjalimit të tij në një konferencë në Prishtinë, shkoi aq larg, saqë nga zemerimi përdori shprehje jodiplomatike,
në anën tjetër, nëse e sheh njeri Albinin, atij i eshte bere fytyra si samun i iftarit, duket se nuk ka gajle fare. Amerikanët thonë: jemi prishë me juve, ky thotë: nuk jemi prishë.

Nejse, t’i lëmë mimikat, të kthehemi te substance e cile eshte: – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ngrirë raportet me Ministritë kyçe në fushën e sigurisë: atë të Brendshmen, të Mbrojtjes dhe të Drejtësisë, ama, disponimi i mbështetësve të Kurtit dhe vetë Kurtit, për këtë temë, kurrë s’ka qenë më i mirë.

Veç shkoni në Twitter ose kudo që poston ambasadori Hovenier, dhe do shihni se çfare komentojnë shqiptarët e Albin Kurtit. Gjuhën që ata përdorin kundër ambasadorit amerikan, kurrë nuk e kanë përdorur as ndaj Rusisë.

Pse ka ndodhur dhe po ndodh e gjitha kjo?

E para – Kur Albin Kurti I fitoi zgjedhjet, SHBA përmes kryediplomatit të saj në Kosovë, Jeff Hovenier, patën bëRE diçka që për mua ka qenë shokuese.
Ata vendosen ti fshinin apo harronin të gjitha kujtimet e këqija që Amerika i kishte me Albin Kurtin në 20 e kusur vite njohje dhe komunikime.

U harrua se ai kishte dale kunder gjithckaje qe thoshte e bente Amerika, e dilte ne protesta. Ate koha nga Kurti nje ambasadore u sulmua e per kete Kurti edhe u denoncua. Amerika, në vend se me t’i qëronte hesapet me kohë me këtë njeri, e lanë te rritej gjatë gjithë kohës, kur elita tjetër politike po komprometohej.

Kur them “me i qëru hesapet”, them qe Kurtin duhej ta fusnin në listë të zezë që shkurt të vitit 2007, kur ai pati thirrur protestën kundër Pakos së Ahtisaarit. Ate kohe per Albinin nuk do të hidhërohej kurrkush, kurse ta shpallesh sot non grata, është pak problem.

Si guxon një shtet si Amerika, q eta trajtoje një manipulator si Albin Kurti, si interlokutor të barabartë dhe serioz.
Këtij njeriu, në takimin e tij të parë, është dashur që Amerika t’i tregojë vendin, e jo ta linte te shiste mjegull nëpër popull, me demek raportet e tij me Amerikën janë mjaltë e tamël.
Sot unë kam shumë shokë, që në dukje janë njerëz normal, që mendojnë që e gjitha kjo është një lojë e Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Demek, Amerika ia bën me sy këtij, i thotë: çliroje ti veriun. Keshtu do mashtrojme Serbine e ne si SHBA do bejme sikur do te te bertasim

Por kur ne me dy mend ne koke, kur dalim e tregojme se e gjitha kjo eshte shume banale, se nuk vepron keshtu Amerika, propagandistët e Qeverisë, dalin e na shajne, na peshtyjne e nuk lene gje te zeze pa na thene.

Kosovaret kane shume fotografi ku ambasadori amerikan dhe kryeministri I Kosoves kane dale beshke, edhe duke pire birra si shokë, apo kur i drejtoheshin njëri-tjetrit me “Albin” dhe “Jeff”, si shok per koke.
Por me njerëz si Albin Kurti, nuk mund të bëhesh shok sepse ta keqpërdorë zemërgjerësinë. Raporti me të, duhet të jetë raport strikt i punës.
Në fakt, Kurti e ka thënë edhe vetë që nuk e ka asnjë shok në jetë. Këtë ma kanë kallëxu këta që kanë dalë prej Vetëvendosjes.
Pra, i dashur ambasador, mos u mërzit. Nuk ke ç’bën. Kështu jemi ne.
Parimisht jemi të pashkollë, ose me shkollë por të pashkolluar, në masë të madhe jemi mosmirënjohës, përveç në rastet kur kemi frikë nga dikush me i forte.

Ti Jeff, ndoshta nuk e mban në mend. Baballarët e këtyre trimave që të shajnë ty në rrjete sociale, prisnin në rradhe në vitet e 90 që te paguanin rrymën dhe tatimin për shtetin serb.
Fatkeqësisht Jeff, në Ambasadën amerikane në Prishtinë, është shumë më i madh numri i njerëzve që më shumë i besojnë Albin Kurtit, sesa ty dhe Amerikës.
Nuk është tamam që besojnë shumë Albinin, por se urrejnë ata që kanë qenë para Kurtit.

Ambasador, mere qetë, merre shtruar. Nuk është vetëm faji yt. Kjo është natyra jonë, shto këtu edhe elementin rus, që i ka futë duart në çdo portë  interneti, duke i fryrç nxitjes dhe përçarjes me Amerikën.

Për pak harrova Jeff: Mos llogarit shumë besim as te Vjosa Osmani, se ajo nuk ka as guxim e as dije që të kryej ndonjë punë. Ajo veç do ta përfundojë mandatin duke u anku.

 

Advertisement