Connect with us

Kosova

Gërvalla i qepet Ramës, e akuzon se nuk shpenzoi asnjë sekondë në OKB për rrezikun që paraqet Serbia

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB. Gjatë fjalës së saj Gërvalla u shpreh se Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për të informuar bashkësinë ndërkombëtare se cili është rreziku që Serbia paraqet për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit.

“Rama nuk e ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare, si i vetmi kryeministër shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë,” – ka theksuar Gervalla duke shtuar se qeveria ne Prishtine synon bashkëpunim mes dy vendeve ndërsa tha se Shqiperia duhet ta ngrejë kritikën kur ajo është e nevojshme dhe Tirana zyrtare mund të jetë më aktive.

“Si shqiptarë që synojmë bashkëpunim mes njeri-tjetrit, duhet ta ngremë kritikën atëherë kur ajo është e nevojshme. Ne mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritika,”  – potencoi Donika Gervalla

Advertisement