Bota
Raketat në Tel Aviv e Jeruzalem/ Reagon Irani: Hakmarrje për vrasjen e Nasrallah
Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se “dhjetëra” raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke kërcënuar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.
Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten – dhe për ‘vrasjen e popullit libanez dhe palestinez’.
Ajo tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar “baza të rëndësishme” dhe do të njoftonte detajet më vonë.