Kosova
Karton i kuq për Kosovën? Berlini mblidhet për të vendosur çdo bëhet me Kurtin
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 14 tetor në një samit në kuadër të procesit të Berlinit. Pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për shkeljen e rregullave të CEFTA-s, samiti i ardhshëm është një nga më të pasigurt për shumëkënd.
Çfarë atmosfere mund të mbizotërojë në takimin e ardhshëm?
Sa reale janë pritshmëritë për rezultatet e ardhshme, por edhe mundësia e përjashtimit të Prishtinës nga ky proces për Kosovën?
Dhe ndersa Gjermania përgatitet për 14 tetor, kur do të jetë nikoqire e samiti, kujtojme se i dërguari gjerman Manuel Zaracin ka vizituar dy herë Kosovën nga ku paralajmëroi se nëse Prishtina zyrtare vazhdon me ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, Kosova mund të përballet me përjashtimin nga CEFTA .
Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e tij se nëse samiti i Berlinit i 14 tetorit nuk arrin të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, ideja e “Ballkanit të Hapur” mund të ringjallet.
Përkundër deklarimeve me siper, kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilja, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e ka marrë vendimin për ndalimin e mallrave serbe “për arsye sigurie” dhe se do të dalë jashtë fuqisë kur të krijohen kushtet.
Profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Marko Dashic, vlerëson se Procesi i Berlinit mund të jetë një ngjarje e mirë diplomatike për qetësimin e tensioneve në rajon, por nuk beson se do të sjellë ndonjë rezultat të rëndësishëm diplomatik.
Ai ka theksuar se të gjithë janë të vetëdijshëm për problemet në organizatat ekonomike rajonale multilaterale dhe kujtoi se ka “madje edhe sanksione të zgjuara ndaj Albin Kurtit”, të cilat aktualisht janë në nivel diplomatik në formën e gjuhës më të ashpër te reagimit.
Nga ana tjeter, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane nga Vjena, ka shprehur shpresën se Kosova do përmbushë kërkesat e Gjermanisë dhe do të zhbllokojë marrëveshjen CEFTA deri më 14 tetor.
Ai beson gjitahshtu se pas kësaj rajoni do të hyjë në një fazë më të mirë.
“Mendoj se pas kësaj kemi per te hyrë në një fazë më të mirë, per i përket dialogut, le të presim. Asgjë nuk dihet ende, ka shumë spekulime, por do të preferoja të besoja në një rezultat pozitiv në javët e ardhshme, sesa në një rezultat negativ” – deklaroi Deda.
Kurse ekonomisti nga Prishtina Safet Gerxhaliu shpjegoi se qëllimi i të gjitha iniciativave rajonale është që bashkëpunimi ekonomik të përdoret si urë për të lidhur njerëzit dhe qytetarët pas luftës dhe shtoi se rëndësia e Procesit të Berlinit është se, përveç iniciativave të ndryshme, ka edhe fuqinë financiare për të mbështetur apo financuar të gjitha projektet në Ballkanin Perëndimor……………..
I pyetur nëse është e mundur që Kosova të përjashtohet nga kjo iniciativë, Gerxhaliu u shpreh se ka disa alternativa.
“Së pari, Kosova nuk ka fuqi të luajë politika të neveritshme, ska fuqi të refuzojë asnjë propozim nga Amerika dhe Bashkimi Evropian dhe së dyti, Kosova nuk mund ta ngadalësojë funksionimin e CEFTA-s dhe të procesit të Berlinit. Ka disa alternativa. E para është se Cefta do të shkojë perpara pa Kosovën, e dyta është formula e re 6 minus 1 dhe e treta është se do të forcohet ideja e Ballkanit të Hapur” – deklaroi analisti nga Prishtina
Ai vëren gjithashtu se nuk ka vetëm barriera mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, por edhe ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Prandaj, ne nuk mund të flasim për një treg të përbashkët rajonal kur tashmë kemi këto barrier. Mendoj se çdo proces integrues rajonal duhet të depolitizohet, se ekonomia është çelësi i afrimit dhe që ekspertët ekonomikë të kontribuojnë më shumë” – potencoi Gerxhaliu