Pinknews
‘Ma vodhi…’/ Aktorja e ‘Portokalli’ sulmon Kiarën: Doja moderimin
Aktorja e humorit, Esmeralda Metka, e njohur si Cubi, gjatë intervistës me Salsano Rrapin u pyet nëse do të kishte dëshirë të ishte pjesë e moderimit të emisionit “Portokalli”.
Përgjigja e saj, që ndonëse me shaka, befasoi të gjithë të pranishmit.
Gjatë bisedës, Cubi pranoi me humor se do kishte dashur të ishte pjesë e prezantimit të emisionit, por shtoi se roli i është marrë në momentin e fundit, duke përmendur Kiarën si moderatoren e re.
Ajo tha se dëshirën për këtë rol e ka shprehur “në ëndrrat e saj”, duke shtuar se nuk ishte dëgjuar
Megjithëse ishte një moment gazmor, shakaja e Cubit, siç thonë shpesh, mbart një të vërtetë të thellë.