Connect with us

Kosova

VULA E FUNDIT/ Vuçiç refuzon Putinin dhe Samitin e BRICS

“Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk do të vizitoje Beogradin më 23 dhe 24 tetor” keshtu ka shkruar media serbe Nova, duke shtuar se në fakt kjo vizitë do te jete shumë e rëndësishme, për shkak të së cilës presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzoi ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e BRICS.

Këtë vit, samiti i përmendur mbahet në Kazan dhe zgjat nga 22 deri më 24 tetor. Ftesën për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dërguar publikisht Vladimir Putin.

Kujtojme se Tusk ishte president i Këshillit Evropian për shumë vite. Ai ka qene gjithashtu kreu i Partisë Popullore Evropiane, në të cilën Partia Progresive Serbe ka qenë anëtare e asociuar që nga viti 2016.

N lidhje me kete, Ish-diplomati dhe ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Srećko Đukić tha se është shumë interesante që mes Donald Tusk, Polonisë dhe Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Vladimir Putin, Rusisë dhe BRICS në anën tjetër, Aleksandar Vuić zgjodhi opsionin e parë.

“Donald Tusk është një nga politikanët evropianë më me përvojë. Ai ka qenë në pozita të spikatura në politikë për një kohë shumë të gjatë dhe eshte i përkushtuar dhe besnik ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave evropiane. Ai është i moderuar dhe i matur, di shumë mirë të peshojë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Supozoj se kjo vizitë, për të cilën është folur prej kohësh, në fakt ka ardhur nga ndjenja e Donald Tusk se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje këtij rajoni dhe Serbisë” – ka deklaruar Gjukic duke shtuar: –

“Sidoqoftë, është vërtet problematike që në këtë moment Vuçiq i dha atij përparësi ndaj Putinit. Kjo mund të nënkuptojë se Serbia më në fund ka vendosur për Perëndimin, por mund të jetë edhe thjesht një përpjekje e Aleksandar Vuçiqit për t’i shpëtuar pyetjeve të pakëndshme të Vladimir Putinit. Ato që lidhen me marrëdhëniet me Ukrainën, shitjen e armëve serbe, por edhe blerjen e avioneve franceze…”.

Për Serbinë, çështja se çfarë do të ndodhë me gazin rus është edhe më e rëndësishme, dhe zgjidhjen e këtij problemi do ta trajtojë jo më pak, porn je nejri I besuar I presidentit ser, Aleksandar Vulin, I cili do te marre pjese ne samitin e BRICS.

 

Kohët e fundit ai tha se u kërkoi partnerëve rusë që të fillojnë menjëherë negociatat për një marrëveshje të re të gazit, të mos presin marsin e vitit 2025, kur skadon kontrata, por se beson se vendimi do të merret nga presidentët e Rusisë dhe Serbisë, sepse nuk është vetëm vendim ekonomik, por edhe politik.

 

Advertisement