Connect with us

Kosova

Burrat e kamzhikut dhe bukës/ A mund ta shantazhojë Moska Beogradin me gaz?

Politika e shkopit dhe e karotës, d.m.th., shpërblimet e premtuara dhe dënimet e kërcënuara, shpesh lidhet me qëndrimin e vendeve perëndimore ose të BE-së ndaj Kosoves por edhe Serbisë, ndërsa në narrativën politike në pushtet ne Beograd, marrëdhëniet me Lindjen (Rusinë dhe Kinën) përkufizohen si “vëllazërore dhe miqësore”, njejte sic deklarohet Prishtina zyrtare per lidhjet e saj me SHBA dhe Gjermanine e Britanine e Madhe. Mirëpo, ne rastin e Serbise, nëse Rusia nuk zbaton politikën karrota dhe shkopi ndaj Beogradit, mbase e bën këtë përmes politikës së “kamxhikut dhe bukës”, siç quhet në rusisht një politikë e tillë.

Psikologu amerikan Douglas McGregor besonte se metoda e shkopit dhe karrotës, ose në rastin rus, kamxhiku dhe buka, funksionojnë mirë vetëm në rastin kur një person (ose në këtë rast shteti) nuk i ka ato nevoja bazë te  plotësuara – siguria dhe ushqimi. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e Perëndimit dhe Lindjes ndaj Serbisë, është e qartë se të dyja kushtet e McGregor nuk janë përmbushur dhe se Serbia do t’i nënshtrohet një politike të tillë kushtëzimi. Nga njëra anë, nga ana perëndimore, është fakti që BE-ja është partneri kryesor tregtar i Serbisë, se shumica e investimeve vijnë nga perëndimi, se Serbia eshte e rrethuar nga vende të NATO-s, disa prej të cilave kanë marrëdhënie shumë të ngushta me Uashingtonin. Për shembull, se ka një sërë çështjesh të pazgjidhura rajonale në të cilat Perëndimi mund të ketë një ndikim të madh… Pra, siguria dhe ushqimi ne Serbi varet shumë nga kjo anë.

Nga ana tjetër, ajo lindore, çështja e sigurisë nuk është aq e theksuar, megjithëse nuk duhet të anashkalohet ndikimi i mundshëm i shërbimeve të inteligjencës ruse në situatën në rajon.

Potenciali shantazhues i Rusisë ndaj Serbisë po dobësohet nga fakti se, në nivel politik dhe simbolik, Serbia mbetet i vetmi vend kandidat për në BE, i cili ka mbajtur marrëdhënie korrekte me Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Serbia duke diversifikuar burimet e gazit, ben qe ky potencial te zvogëlohet më tej, duke reduktuar kështu ndikimin e mundshëm ekonomik pasur me një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve. Mund te konstatojme se tekstet që e akuzojnë presidentin serb për “tradhti”, në mediat zyrtare shtetërore jane shtuar kohet e fundit.

Advertisement