Connect with us

Kronike

Vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera/ Dan Hutra kërcënon gazetarët: Do vijë dhe momenti juaj

Autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, Dan Hutra ka replikuar me gazetarët në prag të nisjes së seancës së tij të parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Teksa është shprehur se për të janë thënë shumë të pavërteta dhe kërkoi që të lejohet drejtësia të bëjë punën e saj, Dan Hutra me nota kërcënuese iu drejtua gazetarët duke iu thënë “do vijë dhe momenti juaj”.

“Të përdorësh mikrofonin është gjë e lehtë, të zbërthesh të vërtetën është gjë e rëndë. Nuk mund ta them nga xhami të vërtetën, do kemi kohë dhe do të flasim.

Nuk keni me çfarë te merreni tani? Do merreni me mua. Do të vijë momenti dhe do t’i them. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet.

Mos u merrni me mua. Nuk kam dëshmuar në SPAK as kam përse të dëshmoj. Do të zbërthehen të gjitha. Do vijë dhe momenti juaj”, tha Hutra.

Për shkak të mosformimit të trupit gjykues seanca u shty për në 10 tetor. Nga kafazi i sallës së gjyqit, Hutra kundërshtoi avokatin kryesisht të caktuar nga gjykata, duke pohuar se nuk ishte dakord të mbrohej prej tij.

Advertisement