Kronike
Fshehu në makinë 18 000 euro, arrestohet shtetasi kosovar në Morinë
Një 36 vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një vlerë parash të padeklaruara.
Shtetasi kosovar me iniciale D. M, është arrestuar përgjatë kalimit në doganën shqiptare pasi i është bërë kontroll i detajuar i mjetit. Ai kishte fshehur në makinën e tij 18 000 euro të padeklaruara dhe është vënë menjëherë në prangat e policisë.
Mbi 36 vjeçarin rëndon akuza e “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi i policisë:
“Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Autoritetet kanë sekuestruar shumën e parave.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”.