Politike
U shty me trup nga Flamur Noka/ Ministri Malaj ‘thyen heshtjen’: Dënoj dhu’nën
Ministri i Financave, Petrit Malaj, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për përplasjen fizike që pati me disa deputet të Partisë Demokratike në hyrjen e Kuvendit të Shqipërisë. Në reagimin e tij të parë pas ngjarjes, ministri e ka cilësuar situatën si të paprecedentë dhe cënim të demokracisë nga grupi parlamentar i PD. Gjitashtu, ai ka shtuar se dënon dhunën e ushtruar ndaj tij nga opzoita por duke mos përmendur emra konkret. Ishin deputetët Flamur Noka dhe Tomorr Alizoti të cilët shtynë ministrin për të mos e lejuar atë që të hynte brenda në sallë.
Postimi i plotë:
“Ngjarja e ndodhur sot në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë është një situatë e paprecedentë, një cënim i rrezikshëm i demokracisë dhe vlerave të qytetarisë, që duhet të prevalojnë mbi të gjithë ne. Si Ministër i Financave, jam mandatuar për të zbatuar me rigorozitet Kushtetutën, për të punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim partiak dhe prosperitetin e vendit. Dënoj sot dhunën e shkaktuar nga një grusht deputetësh të opozitës dhe dhunën në çdo formë të saj. Shqipëria po përgatitet të çelë me Bashkimin Europian negociatat mbi kapitujt “Themelorë”, ndaj kjo situatë e papranueshme, nuk bën gjë tjetër veçse cënon drejtëpërdrejt imazhin e vendit dhe këtë më shumë se kushdo duhet ta kuptojë Opozita. Sot, është koha që të gjithë bashkë të punojmë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë.”
Seanca e sotme parlamentare është mbyllur për më pak se 30 minuta, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve.