Connect with us

Kosova

Lajçak kënaq Kosovë/Ofensiva diplomatike në Nju Jork, çfarë ofroi emisari

Politologu Ognjen Gogiç vlerësoi se ndërmjetësi kryesor evropian në dialog, Miroslav Lajçak, u përpoq në Nju Jork që ta bindë Prishtinën që t’i kthehet dialogut me ndihmën e SHBA-së, por se është e vështirë të pritet që kjo ofensivë diplomatike të japë ndonjë rezultatet.

Ai beson se takimet e shumta që pati javën e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk kishin për qëllim presione të reja ndaj Prishtinës për të ndalur veprimet e njëanshme, por “përpjekje për t’u kthyer në dialog”.

Ai kujtoi se para disa javësh ishte në Prishtinë, ku dërgoi dy mesazhe të rëndësishme: e para – se çështja e urës kryesore në Ibër nuk do të jetë temë e dialogut dhe e dyta se Serbia e tërhoqi letrën në të cilën ai shprehu rezerva për Marrëveshjen e Ohrit.

“Lajçak këtë herë në SHBA tha atë që Albin Kurti nuk dëshironte të dëgjonte, që është se marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet. Ai e bëri të ditur këtë në shoqërinë e Kasanof, që në fakt kishte për qëllim të tregonte se pas tij qëndronin amerikanët. Mirëpo, kjo nuk mjafton dhe nuk do të mjaftojë sepse Kurti nuk dëshiron që marrëveshja të zbatohet, sepse zbatimi i marrëveshjes nënkupton formimin e Unionit të Komunave Serbe për të cilën Kurti nuk është i interesuar”, theksoi Gogic dhe shtoi se Lajçak, nga ana tjetër, nuk ka mekanizma që ta bindë Serbinë të bëjë diçka.

I pyetur se sa progres në normalizim është i mundur në një situatë të tillë, Gogiç thotë se zbatimi i marrëveshjes është “për definicion e kundërta e lëvizjeve të njëanshme”.

Advertisement