Connect with us

Kronike

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Ka qenë vetë e mitura e shoqëruar nga familjarët që ka denoncuar 31-vjeçarin, teksa policia pas dëshmisë i ka vënë prangat. Materialet hetimore në ngarkim të tij, i kaluan prokurorisë.

Advertisement