Politike
VIDEO/ Edi Paloka nxehet me gazetaren, pas dështimit të protestës: Dilni nga kafet të mundim Ramën
Protestuesit u shpërndanë pasi policia hodhi gaz lotsjellës pranë godinës së Parlamentit.
Gazetarja e A2, Fjorela Beleshi, tentoi t’i shkëpuste një intervistë të shkurtër deputetit të PD, Edi Paloka, i cili u shpreh i revoltuar nga përdorimi i gazit lotsjellës nga polica, por edhe nga disa të rinj të cilët po qëndronin në një lokal.
I pyetur sesi do të vazhdojë protesta, ai i tha gazetares se duhet të dalin të rinjtë nga lokalet për të mundur Edi Ramën.
Protesta e kësaj të hëne nisi nga kryeministria, aty ku u hodhën molotov, ndërsa më pas i njëjti skenar vijoi edhe te selia e PS-së, Bashkia e Tiranës, ndërsa te Parlamenti ndërhyri policia duke përdorur gaz lotsjellës.