Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Kjo është 37-vjeçarja që ndërroi jetë në QSUT, foshnja i vdiq në bark

Është zbardhur emri i vajzës që ndërroi jetë në ambientet e QSUNT-së.  Mësohet se viktima është shtetasja Brunilda Deliu, 37-vjeçe, banuese në Shkozë të Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ishte e shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka humbur foshnjën në bark ditën e shtunë dhe më pas ka shfaqur komplikacione.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo është dërguar nga materniteti në QSUNT, por sërish nuk ia ka dalë dot dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme në orën 07:00 të mëngjesit.

Para hetuesve bashkëshorti i të resë është shprehur se mjekët kanë bërë përpjekjet deri në fund dhe nuk ia dolën, duke mos patur pretendime mbi shërbimin shëndetësor. Familja e saj ka dashur ta çonte në Turqi, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk e kanë lëvizur.

Advertisement