Connect with us

Kronike

E rëndë/ Shqiptari vret gruan në sy të 2 fëmijëve të mitur në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (8 tetor 2024) në Itali në San Felice, në provincën e Caserta-s, ku një shqiptar ka vrarë gruan e tij në sy të fëmijëve të tyre.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari shqiptar vrau gruan e tij shqiptare 24-vjeç, në kulmin e një debati mes tyre duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë deklaruar se 30-vjeccari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.

Policia italiane po vijon punën për përcaktimin e motivit të ngjarjes.

Advertisement