Connect with us

Politike

‘Dhuna e papranueshme’/ Bardhi i përgjigjet Peleshit: Shisni veten si viktima

Debati në Komisionin e Sterilizimit nuk ka mbetur vetëm brenda dyerve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi akuzoi opozitën se kishin shtyrë deputeten Milva Ekonomi. Madje shtoi se “autorët” e cënimit fizik të ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, janë demokratët Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Në fund të reagimit të tij, Peleshi kërkon që opozita t’i rikthehet dialogut.

Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme. I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë,“-bëri me dije Peleshi në reagimin e tij.

Ndërkohë që përgjigja i ka ardhur nga “homologu” demokrat, Niko Peleshi. Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet për dhunë, duke shtuar se në fakt është Garda e Republikës, ajo që po dhunon deputetët e opozitës.

“Kurrë ska ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet. Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog. Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës. Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar,”-i përgjigjet Bardhi.

Advertisement