Connect with us

Politike

“Prita 6 vite që të zbardhet e vërteta”, Xhafaj: S’do doja ta shihja Salianjin në burg, por ndodhi diçka e rëndë…

Pas gjashtë vitesh procesesh nga dita e publikimit të ‘Babalës’ Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të thyejë heshtjen.

Në Opinion, deputeti socialist ka sqaruar pozicionin e tij në dënimin e Ervin Salianjit.

“Unë s’do doja të shihja një politikan në burg për kallëzim të rremë, por është e rëndë ajo që ka bërë. Ka 6 vite që çfarë nuk kam dëgjuar për këtë histori dhe familja ime është vrarë shpirtërisht për fakte të pavërteta. Ervin Salianji nuk është denuar për atë që tha për vëllanë tim, por është dënuar sepse me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal ndaj vellait tim me synimin që të më godasë mua si politikan. Sepse deri tani është trajtuar sikur është dënuar pse bëri kallëzim publik” – tha Fatmir Xhafaj.

Advertisement