Connect with us

Kosova

Veton Suroi: Politika e jashtme e Kosovës është peng i vendimeve të gabuara në dialogun me Serbinë

“Qëllimi më i madh është procesi i Berlinit, sepse javën e ardhshme shënohet 10 vjetori i procesit të Berlinit dhe ambicia e vjetër për të pasur një treg të përbashkët rajonal është një hap në atë drejtim. Kosova kontribuon në atë drejtim”, Deklaroi publicisti Veton Suroi

Sipas tij, politika e jashtme e Kosovës është peng i vendimeve të gabuara në dialogun me Serbinë, duke shtuar se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë, Kosova ka vepruar në dëm të interesave të veta, duke ulur nivelin e dialogut. Ai gjithashtu theksoi se gabimet e Kosovës kanë qenë strategjike dhe se i kanë frenuar për gati 15 vjet.

Suroi po ashtu tha se politika e jashtme e Kosovës është përgjithësisht një politikë negociuese, në fakt korrigjon gabimet nga e kaluara në vend që të përmirësojë të ardhmen.

Siç u shpreh ai, përderisa ndarja në raport me Kosovën dhe Serbinë gjatë çerekshekullit të fundit ishte linja mes Perëndimit dhe Rusisë, në çerekshekullin e ardhshëm mund të jetë linja mes Perëndimit dhe Kinës.

Ajo që ai e sheh si problematike për Kosovën është rritja e dukshme e Kinës.

Suroi beson se “Kosova tashmë ka treguar shenja të pjekurisë si shtet dhe se nuk ka nevojë të marrë leje nga bashkësia ndërkombëtare për veprime në veri”.

Duke komentuar vendimet e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti në veri, përfshirë targat, mbylljen e bankave e të tjera, Suroi tha se ka kaluar periudha kur është dashur të kërkohet leje.

Ai gjithashtu thekson se Kosova ka të drejtë të mbrojë parimet e saj se “nuk duhet të ketë struktura paralele që nuk janë shpikur nga Kosova, por janë nga Rezoluta 1244 e OKB-së”.

“Sipas të drejtës ndërkombëtare Kosova trajtohet si një territor me sistem unik juridik. Prandaj nuk mund të ketë struktura të tjera në një territor me rregullim unik juridiko-doganor”, ​​potencoi Suroi.

Advertisement