Connect with us

Aktualitet

S’ka liri! Firmat te inceneratori i Tiranës, Gjykata e Lartë lë në burg Namik Simixhiun

Namik Simixhiu do të vazhdojë që të qëndrojë në qeli. Ish-anëtari i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Tiranës, ankimoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme që e riktheu atë në qeli. Por treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici rrëzuan rekursin e Simixhiut duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit, i cili u mor më 5 korrik të këtij viti.

Seancën e 5 korrikut, 1 muaj pasi masa i ishte ndryshuar në arrest shtëpie, Simixhiu u vendos që të kthehej në qeli, por me dy akuza të reja që i rëndojnë. Një element të ri në njoftimin që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpërndau në komunikimin për mediat. GJKKO njoftonte se Simixhiu është i dyshuar për 3 akuza, “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas 3 neneve të Kodit Penal, nenit 28, 248 dhe 334.

Advertisement