Connect with us

Kronike

Detaje nga vrasja e Egli Progës/ Ka ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit

Prokuroria e Korçës ka bërë me dije ditën e sotme se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit, jashtë të cilit u vra Egli Proga.

Ditën e sotme gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre persona, të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga dhe akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës.

Sipas burimeve zyrtare policore, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e 40-vjeçarit, Voltan Shkulaku, 55-vjeçarit Arjan Manellari dhe 47-vjeçarit, Leonidha Guçe.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi E. P., 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Proga u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në qytetin e Pogradecit.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Advertisement