Connect with us

Aktualitet

Stina e virozave, 10 mijë raste në javë me infeksione respiratore dhe Covid

Me ndryshimin e temperaturave në stinën e vjeshtës janë rishfaqur virozat dhe infeksionet respiratore.

Afro 10 mijë raste në javë raportohen nga qendrat shëndetësore me probleme të rrugëve të frymarrjes, kollë, laringit e shoqëruar me temperaturë të lartë.

Fëmijët e moshave shkollore rezultojnë më të prekurit nga virozat e stinës por raste të shtuara ka edhe tek fëmijët e kopshteve dhe çerdheve.

Por krahas virozave klasike të  vjeshtës edhe Covid është në qarkullim. Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë.

Pas valës së infektimeve në stinën e verës, rastet më Covid janë më të pakta, ndonëse edhe testimet janë ulur ndjeshëm.

Ndërkohë, gripi sezonal ende nuk ka ardhur. Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo është periudha më e mirë për kryerjen e vaksinën anti-grip.

Afro 280 mijë doza vaksinë janë shpërndarë nëtë gjitha qendrat shëndetësore të vendit për tu vaksinuar  të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut.

Advertisement