Aktualitet
Krijimi i ‘Djathtas 1912’, Koalicion me Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet Alibeaj
Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një nga themeluesit e partisë së re ”Djathtas 1912” tha në një intervistë se me bashkëthemeluesit e tjerë të këtij subjekti politik i lidhin parimet.
I pyetur nëse partia e re e të djathtës është e gatshme të bëjë koalicion me partitë e tjera të vogla, përfshirë demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, Alibeaj numëroi të paktën 3 kushte për këtë.
”Ato që janë çështje që duhet të na puqin bashkë… synimi i koalicionit është, a arrijmë ti bëjmë bashkë shqiptarët në teren?
Ajo që i bën bashkë shqiptarët dhe këtë e tregojnë sondazhet është mbështetja ndaj drejtësisë së re, e dyta a janë dakord shqiptarët që duan të kenë një sistem zgjedhor me lista të hapura që deputetë ti zgjedhin vetë.
Një nga kushtet për koalicion është që të përdoren listat e hapura.
Dhe një çështje që duhet të na bëjë bashkë është që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të shëndosha me komunitetin ndërkombëtar”, tha Alibeaj.