Politike
Sali Berisha sulmon ‘Djathtas 1912’, përgjigjet ‘me spec’ të Edvin Kullurit
‘Djathtas 1912’ është partia më e re brenda kampit opozitar që u prezantua një ditë më parë, nga deputeti Enkelejd Alibeaj e themelues të tjerë, të cilët veten e shohin larg Sali Berishës apo Lulzim Bashës.
Edvin Kulluri, një prej themeluesve të kësaj force të re politike, në një intervistë tregon synimet e kësaj partie, por edhe vijat e kuqe me Berishën.
“Berisha thotë një gjë më të drejtë, që kryeministrin e përcakton vota. E falënderoj që ai ka bindjen që ne do jemi në kuvendin e ardhshëm, fakti që e pranon, kryeministër pa votat tona dhe shumë faktorëve të tjerë politikë, do jenë këta faktorë që do e përcaktojnë, nëse arrijmë të marrim si shumicë votash si detyrë.
Mua më rezulton se rezultati do jetë më i dobët se 14 maji, për shkak të gabimeve dhe trajektores që e kanë futur partinë. Ne do jemi në Kuvendin e ardhshëm, angazhimet që kemi marrë, që s’mund të jetë Berisha lideri i opozitës, por vetëm pjesës së tij, është një qëllim që nuk heqim dorë”, tha Kulluri në Report Tv.
Një përgjigje e ka edhe për sulmet e Berishës, i cili i quajti puçistë apo edhe ‘tao, tao partitë’. Sipas Kullurti, Berisha nuk ka se çfarë i jep më Partisë Demokratike.
“Etiketimi i çdo njeriu që mendon ndryshe, si i shitur, si tao tao, talebanë, mirë që s’na tha edhe Escobar, El Chapo. Këto karaktere si tabanë të shohë mos i ka të oborri vet, te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, as me radikalizëm islamik. Ne jemi njerëz normal që vlerësojmë disa principe.
Nuk ka pse sulmon çdo njeri që mendon ndryshe nga ai. Ai mund të mos pëlqeu mua, por unë se kam quajtur as terrorist, as trafikant, as të shitur. Nuk na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver. Ka një kohë politike që mbaron për çdo njeri, Berisha s’ka çfarë i jep më PD, ia ka dhënë, pas 2013 s’ka pasur me çfarë të pasurojë opozitën dhe PD për ta çuar drejt fitores.
Por për të mbajtur PD në formë sekti, është gjëja më e lehtë që mund të vësh. Opozita nuk është alternativë, nuk është fituese dhe Berisha ka rolin e tij në dështimin e partisë. Berisha ka një zakon që i ikën përgjegjësive dhe do të marrë vetëm merita, por problemi është se s’kanë ngel më merita për të marrë”, u shpreh Kulluri.