Pinknews
Gjykata e Fierit dënoi me një vit burg Luiz Ejllin, reagon Dea Mishel: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja
Fituesi i Big Brother Albania, Luis Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali. Edhe pse lajmi u bë i ditur që më 10 tetor 2024, mesa duket ish banorja e Big Brother Dea Mishel e ka parë lajmin paksa me vonesë. Ajo ka reaguar mbrëmjen e djeshme me anë të dy fotove të publikuara në Insta Story.
Në foton e parë Dea shkruan se paska lajme. “Paskemi lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin” shkruan Dea në foton e parë.
Më tej ajo ka publikuar një shkrim ku tregon se për çfarë është dënuar këngëtari nga Shkodra duke shtuar se shokun duhet ta zgjedhësh më të mirë se veten “Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shton Dea.
Mesa duket edhe pse loja në Big ka mbaruar duket se gjërat nuk janë ashtu për Luizin dhe Dean. Mesa shihet të dy ish-lojtarët kanë akoma hatërmbetje midis tyre.