Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Grabiti me dhunë dy dyqane në Korçë, ja kush është 42-vjeçari

Detaje të reja mbi grabitjen e dy dyqaneve në tre ditët e fundit në qytetin juglindor.

Policia e qytetit juglindor, bëri me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Recently”,  u arrestua 42-vjeçari Rudolf Laloti.

Rudolf Laloti

42-vjeçari akuzohet se ditën e shtunë (12 Tetor) në lagjen nr. 1 të Korçës ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin me thikë, ndërsa pas mesnatës së kaluar (14 tetor), në lagjen nr. 7 të Korçës ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër.

Ndërsa policia pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë ku 42-vjeçari shfaqet duke e kërcënuar me thikë pronarin e dyqanit. Më pas ai e godet me thikë, por shitësi shmanget dhe hajduti vjedh i qetë lekët dhe largohet.

Policia bën me dije se ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve.

Advertisement