Kosova
Manovra me tranzicione/ Albin Kurti u dorëzua sipas kushteve të tij
Ndërkohë që pjesa më e madhe e botës është në pritje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe kandidatët për komisionerët e rinj evropianë ende presin konfirmimin e mandatit të tyre, përfaqësuesi i Bundestagut gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, nuk ka ndenjur duarkryq. Përmes një kombinimi të kërcënimeve aspak diskrete dhe negociatave shumë më diskrete, ai arriti të heqë ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë.
Vendimi i Kurtit për të hequr dorë dhe për të anuluar masën e futur në qershor të vitit të kaluar erdhi pikërisht një javë para samitit të Procesit të Berlinit. Megjithatë, vendimi i Kurtit për ndalimin e mallrave serbe e vuri në pikëpyetje të gjithë konceptin. Këmbëngulja, disa do të thoshin kokëfortësia e kryeministrit të Kosovës për këtë masë, e konsumoi durimin e gjermanëve, prandaj Sarrazin së fundmi deklaroi se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), baza ligjore e procesit të Brukselit, mund të funksionojë edhe pa Kosovën. Megjithatë, një kompromis u arrit në momentin e fundit.
Reagimi i udhëheqjes serbe ndaj kësaj marrëveshjeje ishte mesatarisht optimist, me shtresa të forta skepticizmi.Duke folur nga Hamburgu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që autoritetet e Prishtinës, pavarësisht tërheqjes së vendimit për ndalimin e importit të produkteve serbe përmes pikëkalimit Merdar, “do të bëjnë çmos” për të ndaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve.
Sipas tij, Albin Kurti do të shpikë skanerët, dhe se nuk ka besim në dëshirën e Prishtinës për të zbatuar marreveshjen e Brukselit “apo ndonjë marrëveshje tjetër”.
Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale nga Mitrovica e Kosovës, thekson për NIN se hapjen e një vendkalimi për mallrat nga Serbia nuk e sheh si një koncesion nga Kosova, por më tepër si një aftësi per manovra negociuese nga ana e Albin Kurtit.
Ngjashëm mendon edhe Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, e cila theksoi se koncesioni i Kosovës është “një formë tjetër e diskriminimit publik të serbëve nga veriu”.
Skepticizmi i serbëve nga Kosova, megjithatë, nuk ndahet nga ai qe ka bashkësia ndërkombëtare. Ambasada e SHBA-së përshëndeti vendimin e qeverisë së Kosovës, duke theksuar se është një “hap në drejtimin e duhur”. Por tani pyetja kryesore është nëse “hapi në drejtimin e duhur” i Albin Kurtit a pritet të vazhdojë?………………………………