Lifestyle
Burrat i bëjnë gratë që të plaken më shpejt
Meshkujt kanë një përbërës të padukshëm i cili i ndihmon femrat për riprodhim, thuhet sipas një studimi të ri.
Por ky përbërës i padukshëm ka një efekt anësor jo fort të mirë – pasi përshpejton procesin e plakjes së femrave, thonë studiuesit.
Meshkujt madje nuk kanë nevojë as të jenë të pranishëm kur kjo ndodh, pasi vetëm aroma e tyre e lënë është e mjaftueshme.
Ekipi i hulumtuesve, udhëhequr nga shkencëtari nga Universiteti Northwestern në Illinois, zbuloi se meshkujt, përmes ‘përbërësit’ të tyre të padukshëm, ndihmojnë femrat në riprodhim.
Por ky përbërës i padukshëm gjithashtu përshpejton procesin e plakjes tek femrat. Hulumtuesit thonë se ky efekt, i vërejtur vetëm në kafshë aktualisht, mund të ndodh edhe tek njerëzit dhe krijesat e tjera.
“Sinjalet mashkullore shtyjnë femrën që të “shkojnë për të” – për të vënë më shumë përpjekje në riprodhim, por pastaj trupi vuan”, tha profesori Ilya Ruvinsky. Hulumtuesit gjetën gjithashtu dy sinjale të prodhuara nga meshkujt që ndikojnë në riprodhimin femëror.