Connect with us

Politike

‘Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj’/ Fredi Beleri ka një propozim

TIRANË- Fredi Beleri dhe kryeminisitri Edi Rama, përplasja publike e të cilëve pati jehonë deri në Parlamentin Europian, pritet të kenë përballjen e parë me njëri tjetrin, por këtë herë nën petkun e Eurodeputetit që mban veshur ish-kryebashkiaku i dënuar i Himarës.

Gati dy muaj pasi u lirua nga burgu i Fierit ku vuajti për 16 muaj dënimin për shitblerje votash, Fredi Beleri rikthehet sërish në Shqipëri, këtë herë si pjesë e delegacionit të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, që do të mbahet më 29 tetor në Tiranë.

I kontaktuar nga Report TV, Fredi Beleri ka konfirmuar do të jetë në Tiranë, ndërsa në axhendën e delegacionit është edhe një takim me kryeministrin Rama që pritet të zgjasë rreth 45 minuta.

Në skenarin më të mirë, mes tyre, që ndaj njëri tjetrit kanë shkëmbyer akuza  të forta, pritet të ketë një shtrëngim duarsh, e që Beleri, ekskluzivisht për Report tv thotë se nuk do t’i shmanget, e do t’i japë dorën personit që e akuzoi për burgosje politike.

Ky do të jetë takimi i radhës i komitetit parlamentar për stabilizim asocimit, që këtë herë vjen i rifreskuar pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, ku një karrige e zuri edhe Fredi Beleri.

Report tv disponon axhendën e plotë të delegacionit, i cili vec takimit me kryeminsitrin Edi Rama, gjatë vizitës 3 ditore, në datat 29, 30 dhe 31 tetor, do të zhvillojnë takime edhe me Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

Advertisement