Connect with us

Kosova

Kasanof copy-paste si Escobar: Po ndërlikoni mundësitë tona të avokojmë për ju

‘Zyrtarë të shumtë amerikanë kanë treguar se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës po ia ndërlikojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikë mundësitë që të avokojë efektivisht për Kosovën. Edhe Aleksander  Kasanof, emisari i ri amerikan për rajonin, nuk I hoqi asnje fjale paralajmerimeve te bera nga paraardhesi I tij  Gabriel Escobar” – keshtu tha gazetari Adriatik Kelmendi.

Fjalë-për-fjalë ai ripërmblodhi vlerësimet e lëshuara nga Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e ShBA-së, se veprimet e deritashme te Albin Kurtit  “kufizojnë mundësitë e ShBA-së” për të avokuar ndërkombëtarisht për Kosovën.

Kasanof u përgjigj para gazetarëve se këtë mesazh ia barti Kryeministrit të Kosovës, bashkërisht me “dëshirën për partneritet efektiv” Prishtinë-Uashington.

Megjithatë, për një gjë tha se ShBA “qe e kënaqur”: heqjen e ndalesës së mallrave serbe, për çka tha se “e mundësoi Kosovën të jetë në CEFTA” dhe të procedojë sukssesshëm në Procesin e Berlinit.

Për çështjen e pakicës serbe, Kasanof deklaroi se “themeli i pavarësisë së Kosovës shtrihet në zotimin për shoqëri multientike” dhe se qeveria kosovare duhet të angazhohet e konsultohet me pakicën serbe.

Advertisement