Connect with us

Bota

Do të kryente sulm me armë zj’arri në ambasadën izraelite, arrestohet anëtari i ISIS

Forcat gjermane të sigurisë kanë arrestuar një shtetas libian ditën e djeshme pasi dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist në ambasadën e Izraelit në Berlin. Gazeta gjermane BILD raportoi 28-vjeçari u arrestua në një qytet afër kryeqytetit gjerman dhe besohet të jetë një mbështetës i grupit terrorist Shteti Islamik, duke shtuar se arrestimi erdhi pas sinjalizimeve nga shërbimet e huaja të inteligjencës. Sipas prokurorisë federale, i riu kishte planifikuar të futej në ambasadë dhe të kryente sulm me armë zjarri.

Ambasadori i Izraelit në Berlin, Ron Prosor, falënderoi autoritetet gjermane për sigurimin e sigurisë së ambasadës së tyre përmes një mesazhi në platformën e mediave sociale X.

“Antisemitizmi mysliman nuk kufizohet në retorikën e urrejtjes, por nxit terrorizmin global. Personeli i ambasadës izraelite është veçanërisht i rrezikuar sepse ata janë në vijën e parë të diplomacisë.”, tha ai.

Sulmet të tilla kishin në shënjestër ambasadat izraelite në Kopenhagë dhe Stokholm në fillim të tetorit. Që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën në Gaza, autoritetet gjermane kanë rritur vigjilencën e tyre kundër kërcënimeve terroriste islamike dhe ringjalljes së antisemitizmit, si shumë vende në mbarë botën.

Në fillim të shtatorit, policia e Mynihut qëlloi për vdekje një të ri austriak të njohur për lidhjet e tij me islamizmin radikal, pasi ai hapi zjarr në konsullatën izraelite dhe mbi policinë. Më shumë se 3200 krime të motivuara nga antisemitizmi janë regjistruar nga policia në Gjermani gjatë vitit të fundit që nga fillimi i tetorit 2023, afërsisht dyfishi i shifrës për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Advertisement