Kosova
S’ka rreze shprese në errësirë/ S’ka NATO për Kosovën, Boris Ruge shuan ëndrrat
Boris Ruge, i cili në fund të gushtit vizitoi Kosovën, mendon se fakti që kosovarët duan me patjetër te jene pjese e NATO-s, është “diçka që duhet ta kemi parasysh, ta vlerësojmë dhe është një hap i madh drejt së ardhmes”.
Por sipas tij, aktualisht nuk është situata ku mund të flitet për anëtarësimin e Kosovës në aleancën më të madhe ushtarake në botë.
“Nuk mendoj se aktualisht jemi në një situatë kur mund të flasim për anëtarësim. Por e di që presidentja Vjosa Osmani dhe të tjerët, kanë folur për Partneritetin për Paqe, dhe kjo gje natyrisht që do të ishte hapi i parë” – deklaroi Ruge.
“Siç e dini, kjo është diçka që kërkon konsensus, duhet që 32 shtetet anëtare të NATO-s të votojnë për këtë. Por tani per tani nuk jemi duke lëvizur drejt ketij partneriteti” – theksoi Ndihmës-sekretari i NATO-s
Jashtë kësaj, Ruge ka folur edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër, ku ka ripërsëritur qëndrimin e tij të gushtit se “nuk duam asnjë hap të njëanshëm persa i përket kësaj ceshtje”.
“E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm” – potencoi Boris Ruge, sipas te cilit – “Kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, prandaj presim që palët ta respektojnë këtë situate”.
I pyetur nëse NATO ka në plan që të shtojë trupat e saj në kuadër të misionit të në Kosovë, KFOR, ai tha se nuk e kane planifikuar.
“Mendoj se kemi konsolidim të mirë aktualisht. Ne kemi sjellë trupa të forcës operacionale reserve. Po e shohim nga afër situatën, por në përgjithësi, persa i përket nivelit të forcës, ndjejmë se kemi atë çfarë na duhet për ta mbajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt” – deklaroi Ruge