Shkrime
Mrekullitë e premtuara, kërcënimet e Hill dhe dialogu në dëshpërim
“Fatin e depozitave të litiumit në Serbi duhet ta vendosë populli serb dhe nuk i takon të huajve të thonë se çfarë duhet të bëjnë” – keshtu deklaroi ambasadori amerikan Christopher Hill dhe theksoi se litiumi është një mundësi e madhe, por që qytetarët e Serbisë duhet ta shohin vetë nese është kështu.
Hill tha se Serbia ka një vendburim litiumi që është një nga më të mëdhenjtë dhe më të mirët në Evropë dhe se nga kjo Serbia do të varet nëse do të jetë pjesë e së ardhmes së saj.
“Nëse kërkoni mendimin tim, mendoj se është një mundësi reale për popullin serb, por padyshim që serbët duhet të jenë të sigurt për atë vendim. Ata duhet të ndiejnë se me të vërtetë funksionon” – theksoi Hill duke shtuar se litiumi eshtë pjesë e së ardhmes.
Ai tha se Serbia është një vend i suksesshëm dhe i vogël dhe se kur vendet e vogla, siç u shpreh Hill, me gjashtë milionë e gjysmë banorë, kanë rezerva te tilla te medha të mineraleve të nevojshme, atëherë është e rëndësishme që ata të vendosin se çfarë të bëjnë me stoqet.
“Nuk po i them Serbisë se si të marrë vendim për këtë, sepse ajo ka zyrtarët e të zgjedhur kompetent. Serbia ka marrë shumë vendime dhe mendoj se vendimet që ka marrë deri më tani për shumë çështje e drejtojnë Serbinë në krahun e Perëndimit” – theksoi Hill.
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se ka çështje për të cilat Washningtoni dhe Beogradi nuk pajtohen, por se është i bindur se mund të punojnë së bashku pavarësisht se kanë mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, siç është Kosova.
Hill, në një intervistë duke iu përgjigjur pyetjes se cili është argumenti për faktin se Amerika së bashku me Turqinë dhe Britaninë e Madhe investon më së shumti në krijimin e nje ushtrie ne Kosove, edhe pse sipas Rezolutës 1244 , KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë, theksoi se SHBA-të e njohën Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim dhe ja ku jemi. Tani pyetja është nëse ne mund të punojmë së bashku, pavarësisht se kemi mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, çështje që janë të rëndësishme për ju dhe të rëndësishme për ne. Mendimi im është se ne mund të vazhdojmë të punojme, edhe pse kemi mosmarrëveshje. Une nuk jam këtu për t’ju thënë se mund të biem dakord për gjithçka, por unë jam këtu për t’ju thënë se do të përpiqemi të kuptoni situatën dhe te ecim bashke përpara” – deklaroi Hill.
Deklaratës se ndihma amerikane per krijimin e FSK ne Kosove eshte ne kundershtim me rezoluten 1244, Hill iu përgjigj se nuk mund të diskutojë për të kaluarën, por ajo që ai mund të bëjë është të shikojë se ku jemi sot dhe të shohë nëse ka vend që ne të punojmë më shumë së bashku.
Sipas tij, askush nuk është i kënaqur me zhvillimin e ngjarjeve në vitin 1999, por ato ndodhën dhe më pas arritëm në një situatë 10 vite më vonë, ku kur shikon se cilat ishin zgjedhjet, asnjë nga zgjedhjet nuk ishte e mrekullueshme dhe SHBA-të bënë zgjedhjen për të njohur Kosovën.
Hill shtoi se Serbia bëri një zgjedhje tjetër, por kjo nuk do të thotë se SHBA dhe Serbia nuk mund të diskutojnë një milion çështje të tjera.
Ambasadori amerikan ne Beograd Christopher Hill, i pyetur nëse mendon se Kosova kërcënohet nga një kërcënim për sigurinë nga Serbia, siç pretendon shpesh kryeministri Albin Kurti, tha se nuk dëshiron të flasë për atë që mendon Kurti, por theksoi se SHBA-të duan të jenë të sigurta se kanë një mirëkuptim të qartë me Serbinë për atë që po tentohet të arrihet përmes bisedimeve ne dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Europian.
“Qëndrimi ynë është se Serbia i mori seriozisht këto bisedime. Ky është një proces diplomatik. Diplomacia nënkupton bisedime. Eshte e vertetet se bisedimet ne diplomaci edhe zgjasin shume. Unë e kuptoj zhgënjimin e njerëzve për këtë çështje, por ne jemi të përkushtuar” – deklaroi Hill.
Ai theksoi gjithashtu se SHBA-të po përpiqen të ndihmojnë në këtë situatë, për ta bërë rajonin më të mirë dhe më të sigurt dhe për ta bërë situatën në Ballkan shumë më mirë se në të kaluarën.
Hill shtoi se nuk mund të premtojë ndonjë mrekulli apo se do të ndryshojë mendimin e të tjerëve për këtë, por mund të premtojë se SHBA-ja është serioze në përpjekjen për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe serioze për procesin që çon në marrëdhënie më të mira mes SHBA-së dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me fjalimin e presidentit Aleksander Vuçic në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe nëse “të mëdhenjve” u pëlqen të dëgjojnë kritika për veten e tyre, Hill tha se ai e ka parë atë fjalim dhe se në epokën e komunikimeve moderne nuk ka gjë të tillë që t’i drejtohet vetëm njëres audiencë.
“Unë e kuptoj se ka zhgënjime në Serbi për shkak të ngjarjeve të dekadave të mëparshme, madje edhe të shekujve, por mendoj se Serbia duhet të kuptojë se disa njerëz do ta kuptojnë dhe dis ate tjere jo,” – theksoi Hill, duke shtuar se asnjëherë nuk duhet ti drejtoheni vetëm audiencës serbe, por edhe publikut që nuk e njeh Serbinë.
“Kur shikon kompleksitetin e Ballkanit sot, ai është po aq kompleks sa ishte 25 vjet më parë, por bota nuk është e fokusuar në Rajonin e Ballkanit tani per tani. Bota ka probleme të tmerrshme në Lindjen e Mesme, problem me agresionin rus kundër Ukrainës, ka probleme të mëdha ekonomike në mbarë botën” – keshtu deklaroi ambasadori amerikan ne Serbi dhe shtoi se jo të gjithë po të ndalen dhe po të dëgjojnë gjithçka që po ndodh në Ballkan.
“Ne që jemi të vendosur këtu, ne që kemi për detyrë të punojmë në çështjet e Rajoni, duhet t’i kuptojmë ato dhe unë kam shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur t’i kuptoj gjërat,” – deklaroi Hill.
Ai tha gjithashtu se është e qartë se ku dëshiron të shkojë Serbia – të jetë afër vendeve perëndimore dhe pjesë e ekonomive moderne, si dhe se SHBA-të do ta ndihmojnë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Hill u shpreh se ai e kupton padurimin e qytetarëve, por mendon se ia vlen të presësh dhe të bësh atë që kërkohet për t’u bashkuar me boten modern.
“Uroj që të mos keni nevojë të prisni, por mendoj se ia vlen vërtet të presësh dhe ia vlen të bësh atë që Perendimi po të kërkon të bësh për t’u bashkuar me ta. Dhe nuk mendoj se Serbia do të pendohet ndonjëherë per kete. Nëse do të isha unë një serb, do të isha shumë i padurueshëm, por ta dini se ju po shkoni në drejtimin e duhur. Do të doja që të vazhdoni keshtu dhe me siguri do të arrini atje per ku jeni nisur.” – theksoi ambasadori amerikan kur u pyet për faktin se Serbia duhet të ishte në BE shumë kohë më parë dhe se ai ndihet si dikush që është lënë në dhomën e pritjes pa asnjë arsye.
Ai gjithashtu tha se nëse Serbia aspiron të anëtarësohet në BE, duhet të kuptojë se ka disa gjëra që evropianët kërkojnë, si sundimi i ligjit apo mediat e pavarura.
Ambasadori amerikan ne Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes se nje gazetari nëse problemi më i madh i Serbisë është neutraliteti dhe si e perceptojnë SHBA-të Serbinë, Christopher Hill tha se Serbinë nuk e sheh si një vend neutral, se ka bërë zgjedhje civilizuese dhe se është në Evropë.
“Të pëlqen apo jo, Serbia eshte në Evropë” – theksoi Hill dhe shtoi se Serbia ka lidhje edhe me vende të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme dhe se kjo është e rëndësishme për të.
Ai po ashtu u shpreh se SHBA-ja nuk i thotë Serbisë se çfarë të bëjë, sepse është çështje zgjedhjeje, duke shtuar se këtë e kupton, sepse edhe në SHBA nuk i dëgjojnë vendet e tjera kur u thonë se çfarë të bëjnë.
“Unë mendoj se është mjaft e qartë se ku dëshiron të shkojë Serbia. Ajo dëshiron të shkojë me ekonomite moderne. Ajo dëshiron të jetë afër vendeve të Perëndimit. Por nuk mendoj se Serbia dëshiron t’i thuhet se me kë mund të flasë. Pra, nëse Serbia dëshiron të ketë vizitorë nga India apo kudo, kjo është punë e Serbisë” – deklaroi Hill.
Sipas tij, SHBA-të po përpiqen deri diku të krijojnë një mjedis në të cilin Serbia do të shohë se ku dëshiron të shkojë, por “në fund është zgjedhja e serbëve”.
I pyetur nëse në deklarata e tij tregon se Serbia duhet të distancohet nga Rusia, Hill tha se Serbia duhet ta bëjë këtë, sepse janë të pakta vendet në botë që po i afrohen Rusisë.
Ai gjithashtu vlerësoi se në vend që të flitet se nga kush duhet të distancohet Serbia, duhet parë se në cilin drejtim po shkon, duke shtuar se këtë e tregon edhe numri i jashtëzakonshëm i vizitave nga lideret europiane.
“Mendoj se është e rëndësishme që çdo diplomat i huaj të kuptojë se Serbia do dije të zgjedhë miqtë e saj”, tha Hill dhe shtoi se nuk duan t’i thonë Serbisë me kë mund te shkoj dhe me ke nuk mund të flasë.
Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, ambasadori amerikan ne Beograd tha se Amerika dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë, gjegjësisht se Uashingtoni ka pritshmëri të caktuara, sikurse Serbia ka pritshmëri të caktuara nga SHBA-të, por që per keto mund të punojnë së bashku.
“Nuk është aq e vështirë me Serbinë te kete marreveshje me SHBA, sepse mendoj se ne kemi një vizion të përbashkët me presidentin Vucic për atë që do të dëshironim të shihnim në këtë botë” – theksoi Christopher Hill
I pyetur se si është marrëdhënia e tij me presidentin serb dhe sa shpesh komunikojnë ata me njeri tjetrin, Hill tha se do ta quante një marrëdhënie të mirë.
“Nëse jeni ambasadori i SHBA në Serbi, është më mirë të keni një marrëdhënie ku të kuptoni njëri-tjetrin dhe të përpiqeni të flisni për problemet. Ne duhet të jemi dëgjues më të mirë,” – tha Hill, duke shtuar se nuk ka të bëjë me sa shpesh flasin, por se nëse ka diçka urgjente, duhet të jeni në gjendje të arrini te flisni me udhëheqjen e vendit ku jeni akredituar.
“Duhet te jemi në gjendje të kemi një marrëdhënie të tillë, duhet t’i mbajme linjat e komunikimit të hapura dhe duhet të sigurohem që kur Uashingtoni dëshiron të dijë diçka, une te jem ne gjendje ta përcjell atë,” – tha Hill duke shtuar se është e rëndësishme të jesh në gjendje të vish te njerëzit dhe të flasësh.
I pyetur nëse e ardhmja e Serbisë varet nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, siç theksohet shpesh në mediat lokale, Hill tha se nuk i pëlqen të flasë për procesin e brendshëm politik në SHBA dhe se nuk e kupton pse njerëzit në Serbi mund të pëlqejnë një kandidat dhe jo tjetrin, pasi ata nuk votojnë në zgjedhjet në SHBA.