Politike
Pas Ilir Metës në pranga edhe Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së
Pas arrestimit të ish-presidentin Ilir Meta, ditën e sotme janë lëshuar edhe masa sigurie per dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Pirro Xhixhon, i cili është edhe babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho. Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për Ema Çokun.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi arrest me burg për Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur arrest shtëpie për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.
Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, një eksponente e lartë e LSI prej shumë vitesh, e cila ka mbajtur deri në detyrën e zv.ministres së Intergrimit. I ati i saj, ka mbajtur gjithashtu prej vitesh drejtimin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, detyrë nga e cila u shkarkuar në tetor të vitit 2017.