Connect with us

Kosova

Shkëmbehen territoret/ Bolton nga SHBA: Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë edhe…

John Bolton, ish-këshilltar për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trump, ka potencuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë fazë shpresojnë që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve.

Kjo, sipas tij, do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi.

“Mendoj se dikur qëndrimi amerikan në fakt ka qenë shpresa se Kosova dhe Serbia së bashku mund të arrijnë diçka që është e pranueshme për të dyja palët, duke përfshirë shkëmbimin e territoreve, për të cilën të dyja palët do të pajtoheshin, e cila gjithashtu do të kontribuonte në stabilitet në Ballkan, do të kontribuonte që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje” – citohet të ketë thënë Bolton, gjatë një intervistë për mediumin serb, Politika.

Top-diplomati amerikan ndër të tjera ka vlerësuar se SHBA-të është dashur të bëjnë shumë për rajonin e Ballkanit.

“Shtetet e Bashkuara janë tërhequr tashmë vite më parë dhe ia kanë lënë Evropës Perëndimore zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për të ndërmjetësuar dhe ndihmuar palët, dhe mua më duket se kjo eshte një gjë e mirë”, ka shtuar Bolton, I cili shtoi se – “Në administratën e Presidentit Trump, Shtëpia e Bardhë mund të kishte bërë më shumë, sepse ka interes për të stabilizuar rajonin, i cili ka qenë i paqëndrueshëm vitet e fundit”.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në SHBA-të më 5 nëntor, Bolton beson se rezultati i votimit në Amerikë mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke qenë se kandidatët presidencialë mbështesin palët e kundërta.

Advertisement