Politike
Dosja/ Mes deklarimeve të Monika Kryemadhit edhe blerja e një makine
Me urdhër të SPAK, Ilir Meta është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa për Monika Kryemadhi është lëshuar masa e detyrimit me paraqitje.
Po masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Piro Xhixhon, ish-kreu i AKEP, ndërsa detyrim paraqitje është dhënë për Monika Kryemadhin dhe Ema Çoku, mikeshë e çiftit Meta-Kryemadhi.
Sipas dosjes së SPAK, të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ndër deklarimet e pasurisë që Monika Kryemadhi ka deklaruar, eshtë dhe blerja e një autoveture Wolksvagen në vlerën 34.620 Euro.
Sipas deklarimeve, burimi i të ardhurave ka qenë nga të ardhurat personale të Kryemadhit si dhe hua personale nga person fizik me afat 1 vjeçar, në shumën 14.000 Euro.
Personi i cili sipas deklaratës noteriale i ka dhënë shumën 14.000 Euro është shtetasi Ilir Shatku, vëllai i Ema Çokut.