Politike
SPAK zbardh dëshminë tronditëse: Ilir Meta donte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA
Nga e gjithë afera e CEZ-DIA Ilir Meta kishte si synim të përfitonte të paktën 10 milionë euro. E dhëna del në dosjen e SPAK e thënë në një nga dëshmitë për SPAK. Deklarata është bërë nga ish bashkëpunëtori i Metës Elvis Mataj.
“Shtetasi Romeo Kara në deklarimin e tij të datës 22.07.2021 ka shpjeguar ndër të tjera se si është vënë në zotërim të regiistrimit të intervistës së shtetases Vojsava Ismailaj. Po ashtu, ai shpjegon marrëdhëniet mes Kastriot Ismailaj dhe llir Metës, si dhe perfitimin e parregullt të kërkuar prej këtij të fundit.
Me konkretisht, Romeo ka shpjeguar se: Fatos Mahmutaj e ka komunikuar përmes rrjeteve sociale dhe e ka ftuar në Bruksel, që të merrte videon origjinale të intevistës së Vojsava Ismailaj.
Romeo Kara dëshmon se ka marrë prej Fatosit një FLESH USB dhe materiali ka qenë bruto, ai nuk ka ndërhyrë në të dhe për arsye sigurie e ka hedhur në YOUTUBE, dhe më pas e ka hedhur edhe në rrjetin social.
Deklaron se i qëndron thënieve lidhur me dëshminë para arbitrazhit kur është pyetur mbi deklarimin “Në bisedën që ishte bërë nga avokatët e Clifford Chance-it në vitin 2014, në praninë e tij, Elvis Mata; ka deklaruar se Meta kërkonte nga Kastriot Ismailaj dhe CEZ një shumë prej 10.000 000 Eurosh, bisedë e cila ka ndodhur në fund te vitit 201O ose fillim te vitit 2011”, thuhet në dosjen e SPAK.
TEMA