Connect with us

Aktualitet

21 JANARI/ Ish drejtori i policisë: Kam zbatuar urdhrat që më ka dhënë…

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ishte sot paradite në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e 21 Janarit.
Në kohën e ngjarjes ai u akuzua nga opozita e atëhershme dhe madje u verifikua pasi nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria, që drejtohej nga Ina Rama. pretendimi i atëhershëm ishte se në urdhër kishte gabime ortografike emrash dhe ishin shënuar me laps.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdher-arrestet”, tha Burgaj për gazetarët, pak pasi doli nga SPAK. Ai ka këmbëngulur se kishte “zbatuar ligjin”. Por gazetarët i kanë vënë në dukje se këto urdhra ishin zbatuar shumë pas në kohë (bëhet fjalë për të paktën 2 javë). Burgaj është larguar duke përshëndetur, teksa nuk dha sqarime të tjera rreth çështjes. Më 21 Janar 2011 u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës në bulevard dhe jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Pavarësisht arrestimeve të vonuara, hetimit dhe procesit gjyqësor, të pandehurit morën pafajësi, ose u liruan me dënim shumë të ulët nga ai i kërkuar nga organi i akuzës. Të pandehur kanë qenë gardisti Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizit, dhe Hekuran Dedës, si dhe Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës. Pa zbardhur dhe në proces hetimi është vrasja e Aleks Nikës, teksa një prej viktimave ishte edhe Faik Myrtaj.

Advertisement