Aktualitet
Fatime Kryemadhi përdori vdekjen e burrit për të pastruar paratë dhe justifikuar pasuritë: Më hodhën 100 milionë lekë
Vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi ka përdorur dhe shfrytëzuar edhe vdekjen e bashkëshortit të saj, për të mbuluar pastrimin e parave të pista dhe justifikuar blerjen e një apartamenti në ish Bllok.
Pjesë nga dosja;
“Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës.
Këtë apartament më vonë e kishte shitur, por nuk mbante mend as çmimin e blerjes dhe as atë të shitjes.
Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompania Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti.
Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës.
Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish- Bllok, ku jetonte me Monikën”. (Adriatik Doçi)