Connect with us

Aktualitet

Elton Qyno: U shokova nga Meta, ajo që pashë ishte jashtë çdo imagjinate

Gazetari Elton Qyno ka folur për arrestimin e Ilir Metës.

I pyetur nëse “Kutia e Pandorës” ishte telefoni i gjetur në banesën e Monika Kryemadhit, Qyno tha se nuk është e vërtetë.

Ai tha se janë gjetur materiale, por jo të gjitha. Ndërkohë ai e kritikoi metodën e SPAK të sekuestrimit të telefonave.

“Nuk është e vërtetë. Sigurisht nga telefonat merren dhe gjenden materiale. Unë vetë jam pjesë e këtij maskarllëkut të telefonave.

Është bërë e modës, që mblidhen 2-3 vetë atje të vijnë në kafe a shpi të marrin telefonin dhe të lënë vetëm rripin e pantallonave.

Nuk është komode të të marrin telefonin. Ti s’ke vetëm atë bisedë që do ai. Ti ke jetën tënde, kujtime. Ke datëlindje, një synetllik për fëmijën.

Marrja e telefonit ka ndodhur kur dështuan me përgjimin. Sot nuk flasin më njerëzit në telefona dhe ti marrin telefonat.

Edhe vetë atyre po tua marrësh, një orë tua mbash, jo një vit, mjafton të bësh 10 lajme në ditë. Edhe ta kanë komunikimet e veta”, tha ai për emisionin “Të pashoq”.

Qyno ka zbardhur detaje nga shpërthimet dhe akuzat e Ilir Metës, gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.

Sipas Qynos, në momentin që Meta është paraqitur në GJKKO ka pasur një shpërthim ekstrem, mbushur me akuza, fyerje dhe sharje ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani.

“Tani ka filluar praktikisht hetimi, pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe janë marrë me marrjen në pyetje të shumë personave, faktikisht tani ka nisur hetimi.

Sigurisht që nuk do të kishte ndryshim për rivlerësimin e masave të arrestimit. Në fillim fare kur Meta është paraqitur në orën 9:30 për të marrë masën e sigurisë, ka pasur një shpërthim që unë si gazetar me kaq vite punë, se kam parë kurrë në dyert e asaj gjykate.

Nga ato burime që kemi dhe me komunikimet edhe të avokatëve që kanë qenë aty, sigurisht që ka ndodhur një gjë jashtë çdo limiti.

Pasi ai ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani që unë si km parë as te dosjet më të bujshme që ka pasur gjykata si Aldo Bare apo Lul Berishës, apo dosje të krimit të organizuar, nuk ishte në të tilla shpërthime”, tha Qyno.

Advertisement