Politike
E paralajmëroi Berisha, ish-zv.ministri i tij e konfirmon: Do arrestohet edhe Fatmir Mediu
Ish-zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka zbuloi në studion e “Quo Vadis” emrin e një tjetër kreu të një force opozitare, që sipas tij, do të përfundojë në pranga me urdhër të SPAK.
Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në politikë, ku kanë dominuar arrestimet e SPAK në radhët e socialistëve edhe demokratëve, Peka deklaroi se gjasat janë që edhe Fatmir Mediu, kreu i PR, i cili po hetohet lidhur me dosjen e “Gërdecit”, do të arrestohet.
Biseda në studio:
Peka: Gjashtë muaj para zgjedhjeve të arrestojë dy liderë të opozitës, daj të cilëve ka vetëm hetime dhe jo akuzë zyrtare
Borakaj: Zoti Berisha një javë më parë në “Quo Vadis” tha mund të jetë edhe kryetari i një force të tretë opozitare që mund të ketë të njëjtin fat
Peka: Po, ke Mediun, aty do të shkojë.