Connect with us

Kosova

Sa bukur është të jesh budalla/ Vulin nga Kazani: Vuçiç e admiron Rusinë

‘Serbia shpreson se do të ketë një vend për të në BRICS, i cili ofron shumë liri dhe nuk kërkon ndryshim në sistemin politik ose aderim në regjimet e sanksioneve’ – keshtu tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin në një intervistë për RIA Novosti.

Ai theksoi se Serbia ndihet mes miqve në BRICS, i cili, siç tha ai, ofron lirinë e zgjedhjes, që është një alternativë e rëndësishme për Beogradin.

“Presidenti im e admiron historinë e Rusisë, kulturën e saj dhe është një mbështetës i vendosur i miqësisë midis Rusisë dhe Serbisë dhe, nëse mund të them, presidenti Vuçiç dhe presidenti rus Vladimir Putin janë miq”- potencoi Vulin.

Ai kujtoi se Vuçic planifikon të marrë pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të fitores ndaj nazizmit në kryeqytetin rus.

“Prandaj pres një takim mes Presidentit Vuçiq dhe Presidentit Putin në Moskë, por nëse ata do të takohen në vende të treta, nuk mund të them tani”, tha Vulin.

Përveç Vulin, delegacioni i Republikës së Serbisë në samitin e BRICS në Kazan përfshin ministrin e mbrojtjes, ministren e ekonomisë dhe ministren pa portofol përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar

Advertisement